Rahovec: Humbë jetën pasi aksidentohet me traktor

Një person ka humbur jetën pas aksidentit në traktor

Rahovec: Humbë jetën pasi aksidentohet me traktor

Është raportuar se të hënën në ora 11:00 derisa një person kishte qenë duke e drejtuar traktorin kishte pësuar vet-aksident dhe ka humbur jetën.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ku nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë, njofton Policia e Kosovës

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Insajderi.com/