Rahovec: Një personi i vendosin granatë në oborrin e shtëpisë, shkak një mosmarrëveshje e mëhershme

Rahovec: Një personi i vendosin granatë në oborrin e shtëpisë, shkak një mosmarrëveshje e mëhershme

Një person ka raportuar në polici se është kanosur me armë zjarri nga një i dyshuar, i cili në oborrin e shtëpisë i kishte vendosur edhe një granatë dore.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të hënën e 21 shkurtit, në fshatin Drenovc të Rahovecit.

Granata e dorës është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit i është sekuestruar edhe një pistoletë me dy copë fishekë edhe një granatë tjerë e cila ishte në automjetin e tij.

“Fsh. Drenovc, Rahovec 21.02.2022-02:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, i dyshuari mashkull  kosovar duke e kanosur me armë zjarri ,në oborrin e tij i ka vendosur një granat dore e cila është sekuestruar ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me  dy copë fishekë dhe një granat e cila ishte në automjetin e të dyshuarit”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”./Insajderi.com