Deputeti Raif Qela kërkon përgjysmimin e numrit të agjencive të pavarura

Deputeti Raif Qela kërkon përgjysmimin e numrit të agjencive të pavarura

Në Kosovë ekzistojnë 30 agjencione të pavarura që buxhetit të Kosovës i kushtojnë rreth 45 milion euro në vit.  Por, ato kanë probleme me llogaridhënie dhe janë të politizuara.

Kështu është thënë në sot tryezën e organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore(INDEP), për funksionalizimin e punës së agjencive të pavarura: mundësitë për fuzionim, rritje të mbikëqyrjes dhe balancim të pavarësisë dhe llogaridhënies.

Drejtori Egzekutiv i INDEP-it, Burim Ejupi duke folur për pavarsinë e këtyre agjencive, tha se ato kanë problemeve me llogaridhënje e politizim.

“Sa janë të pavarura këto agjenci kur 20 prej 34 i emëron ose i bjen Qeveria, kur qeveria është politike. Kjo lidhja e pavarsisë vëq po hup në kuptimin kur shumicën i zgjedh pa konkurs edhe e ka shumicën në parlament të cilët veç e votojnë”, ka theksuar Ejupi.

E Dardan Abazi, poashtu nga INDEP-i ka prezantuar raportin mbi mundësinë e funksionimit të agjencioneve, duke paraqitur modelet e fuksionalizimit si dhe nivelin e llogaridhënies.

“Agjencitë e pavarura përballen me probleme të theksuara në funksionimin e tyre, të cilat prekin edhe pavarsinë e tyre por edhe llogaridhënien.  Pra këto agjenci nuk duhet të jenë pre e kalkulimeve politike osemungesë e vullnetit politik për t’i bërë ato funsionale”, ka thënë Abazi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Raif Qela, ka thënë  se numri i agjencive duhet të zvoglohet, pasi që kjo është e tepërt për buxhetin e vendit.

“Nuk është problemi vetëm politizimi i këtyre agjencive por ato janë pa përgatitje profesionale dhe pa asnjë kredit moral. Duhet të procedohet në Kuvend ndonjë plan veprimi që numri i agjencive të pavarura të përgjysmohet”, ka thënë Qela.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, Avokati i popullit, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Banka Qendrore e Kosovës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Komisioni i Pavarur i Mediave janë disa nga agjencione që janë të pavaruara, të cilat shërbejnë për të rregulluar në mënyrë të pavarur funksione të ndryshme të jetës publike./Insajderi.com