Lul Raka beson se në këtë situatë as që do të duhej të diskutohej mbajtja e dasmave

Mikrobiologu ka thënë se në këtë situatë as nuk do të duhej të diskutohej mbajtja e dasmave.

Lul Raka beson se në këtë situatë as që do të duhej të diskutohej mbajtja e dasmave

Mikrobiologu, Lul Reka, ka reaguar në lidhje me diskutimet për t’u lejuar dasmat, gjë për të cilin ka diskutim tash e disa javë.

Në Kosovë të martën u regjistruan 79 raste pozitiv me coronavirus duke e vazhduar konstanten e rasteve të shumta me COVID-19 tash e tre javë.

“Mendimi im personal dhe profesional është që me këto numra s’ka çka diskutohet për dasma”, tha Reka për Klan Kosovën.

Estrada dhe pronarët e restorantëve kishin protestuar me kërkesë shumë të qartë; të lejohen dasmat. Ende nuk është marrë një vendim i tillë.

Përndryshe, vet kryeministri, Avdullah Hoti, ka deklaruar se gjendja është nën kontroll për shumë e brishtë. Numri i të infektuarëve dhe të vdekurve nga coronavirusi po rritet. /Insajderi.com/