Mikrobiologu Lul Raka ka dhënë disa këshilla për pushime më të sigurta të fundvitit.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se kujdesi dhe shëndeti në këtë periudhë duhet të jenë prioritet, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se duhet të shmangen udhëtimet e panevojshme dhe nëse keni simptoma të ngjashme me COVID-19.
“Qëndroni në shtëpi, mos merrni pjesë në tubime dhe kontaktoni stafin mjekësor. Planifikoni të kaloni festat e fundvitit me sa më pak njerëz të jetë e mundur. Festoni vetëm në rrethin më të ngushtë familjar. Shmangni në maksimum vizitat te farefisi dhe miqtë. Zbatoni masat parandaluese: distancë fizike, maska dhe higjienën e duarve. Ulni në minimum kohën e kaluar në mjedise të mbyllura (kafiteri) dhe ventiloni hapësirat e përbashkëta”, ka këshilluar ai./Insajderi.com