Raka kundër masave të reja: Qeveria nuk është konsultuar me ne

Raka kundër masave të reja: Qeveria nuk është konsultuar me ne

Mikrobiologu Lul Raka, është deklaruar kundër masave të reja antiCOVID të cilat janë miratuar të enjten nga Qeveria në detyrë e Kosovës, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Raka ka thënë se nuk është konsultuar nga askush për lirimin e këtyre masave.

Lëhtësimin e masave, ai e ka quajtur politik, teksa ka shtuar se ky veprim mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet, duke kërcënuar shëndetin individual në Kosovë.

“Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit, çdo ’lehtësim politik i masave’ mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, ka shkruar ndër të tjera Raka./Insajderi.com

Të nderuar/a,

Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “…

Posted by Lul Raka on Thursday, February 11, 2021