Raka: Në verë fillon vaksinimi masiv anti-COVID

Raka: Në verë fillon vaksinimi masiv anti-COVID

Gjatë kësaj vere pritet të fillojë vaksinimi masiv anti-COVID për qytetarët e Kosovës, përcjell Insajderi.

Kështu deklaroi mikrobiologu, Lul Raka, i cili theksoi vendi furnizohet me vaksina gjatë shkurtit.

“Verës fillon vaksinimi masiv, vaksinat e para sipas kontratës me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) “AstraZeneca” do vijnë në shkurt. 100 mijë doza menjëherë pas ardhjes do nis vaksinimi”, tha Raka për RTV21.

Për personat që e kanë kaluar COVID-19, mund të marrin vaksinën, por do të jenë në rend të pritjes. Kjo pasi vaksinat janë të limituara.

“Personat që e kanë kaluar sëmundjen mund ta marrin vaksinën, mirëpo në fillim dozat do të jenë të kufizuara edhe nuk do jenë në rend të parë të pritjes”, tha Raka. /Insajderi.com