COVID-19

Raka: Nëse nuk zbatohen masat s’ka kush që e ndalë

O masat parandaluese, o rritje edhe më e madhe e numrit të të infektuarve. Kaq e thjeshtë është, thotë Raka.

Raka: Nëse nuk zbatohen masat s’ka kush që e ndalë

Lul Raka, mikrobiologu që pandemia e ka shndërruar në një nga njerëzit më popullor në Kosovë, ka komentuar rritjen e fundit të numrit të rasteve me COVID-19. Sipas Rakës, “nëse nuk zbatohen masat, s’ka kush që e ndalë”, pandeminë që të përhapet në numra edhe më të mëdhenj, njofton Insajderi.

“Nëse nuk zbatohen masat s’ka kush që e ndalë. Kemi dështuar për shumë arsye, secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë. Është problematike me njerëz që e konsiderojnë rrenë dhe nuk zbatojnë kurrfarë mase mbrojtëse”, ka pohuar Raka në një intervistë për T7.

“Të rinjtë që rrinë nëpër kafiteri, e marrin virusin aty dhe e çojnë në shtëpi te pleqtë.  Nëse vazhdojmë qysh e kemi pasur qe një muaj, pa kurrfarë mase mbrojtëse nga popullata, pa mbikëqyrje nga shteti, do të rriten numrat”, deklaroi mikrobiologu./Insajderi.com