
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, mikrobiologu Lul Raka tha se Kosova aktualisht është në vendin e tretë në Evropë sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19 në 100 mijë banorë.
Ai shtoi se ndonëse është shënuar rritje enorme e të infektuarve, imunizimi kolektiv merr kohë, dhe hulumtimet globale kanë treguar se është gati i paarritshëm.
“Gjendja aktuale në javët e fundit po shënon rritje enorme të numrit të rasteve dhe Kosova fatkeqësisht është në vendin e tretë aktualisht në Evropë me numrin e rasteve në 100 mijë banorë, pas Maqedonisë dhe Suedisë”, ka thënë Raka, njofton Insajderi.
Ai ka folur edhe për numrin e madhë të rasteve që po dalin pozitivë ditëve të fundit.
“Është një rezultat i ndryshimit të qasjes së testimit sepse tashmë i testojmë vetëm personat simptomatikë. Nuk i trestojmë personat asimpotmatik edhe në qoftë se janë në rrethin familjar për shkak të prioriteteve të testimit. Andaj kjo ka ndikuar në rritjen e përqindjes së pozitivitetit. Por, kjo është edhe reflektim i rritjes masive të përhapjes së Coronavirusit në komunitet. Këto janë dy faktorë të përbashkët. Por, duhet pasur parasysh që mostestimi i personave asimptomatikë ka ndikuar në këtë përqindje”.
Intervista e plotë në Radio Evropa e Lirë.