
Kujdes të shtuar të qytetarëve nga COVID-19, sidomos në fushatë zgjedhore kërkoi edhe mikrobiologu Lul Raka, njofton Insajderi.
Ai vlerësoi se varianti i ri i Coronavirusit duhet të jetë alarm për të gjithë.
“Ndryshimet gjenetike të viruseve janë normale. Vaksinimi ulë mundësinë e shumëzimit të viruseve. Pra ne duhet t’u përmbahemi masave sepse të gjitha variantet reagojnë njëjtë ndaj masave”, tha ai.
Në intervistën për RTV 21 flet edhe për vaksinën kundër Covid-19 ku parashikon që pas vaksinimit të kthehet jeta normale.
Ai tha se Kosova nuk është vonuar në sigurimin e vaksinës, teksa shtoi se në mbarë botën ka sfidë për sigurimin e vaksinës./Insajderi.com