Raketa amerikane që shpon çka i del përpara

Raketa amerikane që shpon çka i del përpara

Raketa “Ninxha” që e copëton cakun me gjashtë shpata gjigante, pretendohet se është zhvilluar në mënyrë të fshehtë nga CIA.

Kjo armë e njohur si “R9X apo “flying Ginsu” nuk ka eksploziv në kokën e saj me qëllim që të minimizoj dëmet mbi civilët e pafajshëm.

Abu Khayr al-Masri, zëvendëskryetar i organizatës terroriste Al-Qaeda raportohet se ishte vrarë me një nga dronët e shumtë në shkurt të vitit 2017.

Vetura e tij ishte copëtuar nga raketa “ninxha” derisa ai po udhëtonte rrugës për në Idlib në pjesën veriore të Sirisë.

Sipas “Wall Street Journal”, qëllimi i prodhimit të kësaj arme është zvogëlimi i dëmeve të padëshiruara që shkaktohen gjatë sulmeve, pasi që raketat e zakonshme shpërthejnë dhe shkaktojnë skena të tmerrshme.