Rakiq: Bashkësia ndërkombëtare të reagojë për kërcënimet e Haradinajt

Rakiq: Bashkësia ndërkombëtare të reagojë për kërcënimet e Haradinajt

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se presidenti i zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq nuk do të luajë më me shqiptarët.

Rakiq fjalët e Haradinaj po i sheh si kërcënim ku edhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojnë ndaj siç thotë ai kërcënimeve të Ramush Haradinajt.

Rakiq ka thënë se kërcënimet e fundit të Haradinajt nuk i kontribuojnë stabilitet në Kosovë dhe Metohi, njofton Tanjug.

“Kërcënimet e fundit të Ramush Haradinajt për asnjë shqiptar nuk është në interesin e tyre për tu përfaqësuar nga ata që mbështesin urrejtjen dhe dhunën dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare tu përgjigjet kërcënimeve të liderëve  shqiptarë që nuk i kontribuojnë stabilitetit në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Rakiq./Insajderi.com