Rakiq i reagon Bahtirit: Merru me komunën tënde

Rakiq i reagon Bahtirit: Merru me komunën tënde

Kryetari tashmë i dorëhequr i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq i ka reaguar Agim Bahtirit rreth mbledhjes së jashtëzakonshme për bashkimin e Mitrovicës.

“Ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe këtë gjë e dinë edhe vetë. Këto nuk janë deklarata të reja, janë të moçme. Nuk është hera e parë që është thënë diçka të tillë”, ka thënë Rakiq duke shtuar se “ata duan të na përçajnë, ndërsa problem i yni është që ne mund të mbesim pa ujë e pa bukë”.

Ne lidhje m këtë iniciativë ai ka thënë se ata duan të na sjellin në atë gjendje që të ndihemi keq.

“Kam një porosi për ta (shqiptarët): Merruni me komunat e juaja dhe punoni në to e jo të merreni me komunat tona”, ka thënë ndërsa duke folur për taksën ka theksuar se ajo është vendosur “sepse mendojnë që do të arrijnë ndonjë zgjidhje”.