Rakiq kundërshton djegien e banerit “Liria ka Emër”

Rakiq kundërshton djegien e banerit “Liria ka Emër”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq, tha sesi përfaqësues i Qeverisë nuk do ta lejonte djegien banerit “Liria ka Emër”.

Këtë veprim ai e quajti “vandalizëm”, njofton Insajderi.

Në Graçanicë është djegur një billbord “Liria ka Emër”, për këtë Rakiq ka raportuar para Komisionit për Qeverisje Lokale dhe Media.

Ai shtoi se nuk ka informacion se kjo është bërë me urdhër të Beogradit.

“Kam ndjenjën, që ju kini ndjenjën se ju po më parashtronin pyetje jashtë rendit të ditës. Unë për herë të parë po e dëgjoj këtë dhe kjo nuk është pyetje për mua dhe unë si zëvendëskryeministër nuk do të lejoja një vandalizëm të atillë. Nëse dëshironi pyetje për këtë, si përfaqësues i Listës Serbe do të ju them kur të vini në zyrën time”, tha ai. /Insajderi.com