Rakiq: Taksat kanë krijuar humnerë në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq thotë se “ekziston gatishmëria për bashkëpunim me Qeverinë e re të Kosovës, por se edhe më tutje ekzistojnë pengesat e shumta”.

Rakiq: Taksat kanë krijuar humnerë në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

“Qëndrimi i Listës Serbe është i qartë: jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me përfaqësuesit e rinj të Kosovës në mënyrë që së bashku t’i zgjidhim problemet të cilat i kemi në Kosovë. Por kjo është, para se gjithash, përgjegjësi e Qeverisë së porsaformuar e cila i drejton institucionet në nivelin qendror”, ka deklaruar për gazetën serbe “Novosti” kryetari i Listës Serbe dhe i qytetit të Mitrovicës së Veriut.

Lista Serbe i ka dy ministri, si do të funksionojë kjo me Kurtin në krye të qeverisë, i cili paralajmëron obligimin ushtarak dhe kërkim të reparacioneve të luftës?

“LS në institucionet kosovare nuk është fryt i marrëveshjes me partitë në pushtet. Ne nuk kemi guxuar të lejojmë  që në vend të kuadrove tona në krye të ministrive të vijnë serbët të cilët do t’i shërbenin interesave të Kosovës. Kërcënimet me futje të obligimit ushtarak dhe kërkim të reparacioneve të luftës ishin arsye përse nuk mundëm të jemi pjesë e koalicionit, sepse këto ide ne kurrë nuk do t’i përkrahim”.

Ditëve të kaluara kanë ndodhur shumë incidente, shkrimi i grafiteve, sulmi nëpër varreza…

“Toleranca të cilët përfaqësuesit ndërkombëtarë po tregojnë ndaj incidenteve ku janë serbët viktima është e pakuptueshme dhe e turpshme. Nëpër takime me ata si e përmendim rrezikimin e popullit serb, ballafaqohemi me murin e heshtjes. Ata thonë se duhet dhënë kohë Kuritit. I kam përkujtuar për padurimin e tyre kur bëhej fjalë për heqjen e barrikadave, dhe se nuk pranoj që të sulmohet populli im”.

Si e pritni vazhdimin e dialogut të Brukselit?

“Menjëherë pas Prishtina t’i heqë taksat, ekipi ynë negociator është i gatshëm për marrëveshje. Këtë presidenti ynë Vuçiq ka përsëritur disa herë. Kur flasim për dialog është e turpshme që BE, si garant, po heshtë për atë se Kosova nuk e ka përmbushur asnjë obligim deri tani, siç është AKS”./Insajderi.com.