Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 Viti i Skënderbeut.
“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKËNDERBEUT”, shkroi Rama në Facebook.
Viti i ardhshëm përkon me 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.