Rama apel kontrollorëve: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk ka vend në Aeroport

Rama apel kontrollorëve: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk ka vend në Aeroport

Pas paralajmërimit se nesër Aeroporti i Rinasit nuk do të punojë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lëshuar një tjetër apel për kontrollorët e trafikut ajror në Rinas, njofton Insajderi.

Ai në një postim në Twitter ka bërë thirrje që të kthehen nesër në punë, përndryshe nuk do të kenë më vend në Albcontrol.

Gjithashtu Rama u bën thirrje që të ndahen nga ata që i futën në këtë rrugë qorre.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan Rama./Insajderi.com