Kryeministri i Shqipërisë ka përdorur Twitterin për t’iu treguar atyre që protestojnë dhunshëm se do gjenden prapa grilave po që se manifestojnë akte vandalizimi. Derisa ka thënë se s’ka dyshim se dhunën po e organizojnë kundërshtarët e tij politik.
Kushdo që do të protestojë dhunshëm duke thyer e djegur rrugëve do të vuajë pasojat me burgim, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një status të shkruar në llogarinë e tij në Twitter, njofton Insajderi.
Rama po i drejtohej asaj pjese të protestuesve që kanë vandalizuar, derisa kanë protestuar duke kërkuar drejtësi për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodain Rasha, nga zyrtari i policisë.
“Për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave”, shkruan Rama në cicërimën e tij.
Ai ka folur edhe për – sipas tij – ndërhyrjet e politikës në manipulimin e të rinjve protestues.
“Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim) është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa”.
Në një koment tjetër po në Twitter, Rama shkruan se është i bindur që kundërshtarët e tij politik po shkaktojnë dhunën në protesta.
“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit, po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje”./Insajderi.com