Rama bën bilancin e dëmeve dhe flet për shumën e grumbulluar nga ndihmat

Rama bën bilancin e dëmeve dhe flet për shumën e grumbulluar nga ndihmat

Kur operacionet për kërkim shpëtim po shkojnë drejt fundit, qeveria shqiptare ka nisur përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fundit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar gjithashtu se çadrat e ngritura në Thumanë dhe në Laç do të hiqen dhe banorët do të akomodohen në hotele. Ndërsa për banorët e Bubqit tha se nuk do të largohen, por do të ngrihen çadra të një tjetër kategorie, pasi banorët në këtë zonë janë të lidhur me blegtorinë dhe nuk mund të braktisin zonat.

“Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar, nga të cilët deri tani janë 625 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave. Të tjerët janë në çadra apo tek të afërmit. Në Thumanë janë rreth 500 persona të akomoduar në çadra, për ta ka filluar transporti nga kampet për në hotele në Shengjeni”, tha ai, shkruan kp. Siaps tij, në Qarkun e Tiranës 3480 persona janë pa strehë, ndërsa në Berat 250 persona.