Rama dërgoi në Itali punëtorin e karburantit në Vorë, zbardhet e vërteta, kush është “mjeku” pompist që u dërgua për të luftuar COVID-19

Rama dërgoi në Itali punëtorin e karburantit në Vorë, zbardhet e vërteta, kush është “mjeku” pompist që u dërgua për të luftuar COVID-19

Qazim Ismaili, njëri nga 30 “mjekët dhe infermierët” që u dërguan të shtunën në Itali në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit rezulton se është pompist. Dosja.al ka zbuluar dhe verifikuar se Ismaili nuk ka asnjë eksperiencë në mjekësi. Burime të afërta me “mjekun”, i thanë Dosja.al se deri para disa ditëve ai vijonte të punonte si pompist në një pikë karburanti në Vorë, (në karburantin më të madh në mes të qytetit). 

“E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti”, tha Ismaili, të cilin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e prezantuan si mjek.

E vetmja lidhje që Ismaili ka me mjekësinë është një kurs disa javor për fizioterapi. Vendimi i qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali u përshëndet nga i gjithë populli dhe autoritetet italiane. Pa dashur të fikim të parët “qirinjtë e tortës”, nisur nga rasti i Ismailit, por edhe nga deklarata e drejtorit të spitalit të Breshias i cili tha dje se ata ende nuk janë gati për punë, pa kaluar njëherë në testim, jemi ende kuriozë të dimë se cila do të jetë përgjigjia e autoriteteve shqiptare, kur italianët të shohin CV-në e Ismailit. Kushedi, ndoshta edhe në Breshia kanë nevojë për pompist….