"Dështoi Bashkimi Europian dhe jo Shqipëria apo Maqedonia e Veriut”. Këtë deklaroi nga Shkupi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të BE p" />

Rama: Dështoi Bashkimi Evropian sepse ne ishim gati me kohë

Rama: Dështoi Bashkimi Evropian sepse ne ishim gati me kohë

“Dështoi Bashkimi Europian dhe jo Shqipëria apo Maqedonia e Veriut”. Këtë deklaroi nga Shkupi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të BE për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për të dy vendet, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria, shkruan Insajderi.

Rama tha se kjo është e vetmja keqardhje që ka, pasi ata nuk janë gati t’i pranojnë në BE.

“Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Evropë, jemi të rrethuar nga kufij evropianë. E vetmja keqardhje që kam është se do të ishte më mirë të na thonin se; ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla, që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë evropianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem” tha kryeministri shqiptar Rama.

Pavarësisht Jo-së për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, Rama shprehet optimist dhe thotë se shqetësimi i tij është që Shqipëria të përparojë

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë. Ne ishim gati edhe më parë. Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve. Unë jam i shqetësuar sa ne bëjmë progres, jo për këtë. Ne nuk po e bëjmë këtë, pasi disa burra shteti në Bruksel na thonë se duhet të ecim përpara. Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë”, tha Rama. /Insajderi.com