Rama: Do ta tërheq padinë kundër Haradinajt

Edi Rama kishte ngritur padi ndaj Ramush Haradinajt.

Rama: Do ta tërheq padinë kundër Haradinajt

Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama, po zhvillon një konferencë për media në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Kosovë ku ka thënë që padia ndaj Haradinajt do të tërhiqet.

Rama ka thënë se padia ndaj Ramushi Haradinaj është bërë e madhe, por ai ka bërë 22 padi për shpifje.

“Shpifja është gjëja më e keqe, unë kam bërë 22 padi ndaj figurave të ndryshme për shpifje”.

Poashtu, Rama vazhdoi dhe tregoi se do ta tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit, Haradinaj.

“Haradinaj ka vendin në histori, unë do ta tërheq padinë ndaj Haradinajt”, tha Rama.

Ramush Haradinaj dhe Edi Rama kishin një përplasje gjatë kohës sa po diskutohej tema e korigjimitt të kufijve. /Insajderi.com/