Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur “hartë leshi” atë që Aleksandër Vuçiq e nxori ditë më parë në Instagram.
“Shoku në Beograd” që Rama iu drejtua Vuçiqit, kishte publikuar një hartë në të cilin harta e Kosovës ishte mbuluar me flamurin serb.
Kreu i ekzekutivit këto komente i bëri në Kukës ku inspektoi procesin e vaksinimin atje.
“Kukësi është i përbashkët, është krejt e thjeshtë dhe natyrshëm që Kukësi të funksionojë, si bazë e përbashkët, u vonua pak po kjo ndodhi ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok, ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një”, tha Rama.
Për hartën që po cilësohet destruktive ka pasur deklarata nga më të ndryshmet. Figura politike në Kosovë e Shqipëri e kundërshtuan atë.
Madje, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, propozoi që Kosova ta shpall Aleksandër Vuçiqin person “non grata”. /Insajderi.com