Rama flet në telefon me Lavrov për krizën në Bjellorusi

Rama flet në telefon me Lavrov për krizën në Bjellorusi

Ambasada ruse në Shqipëri ka njoftuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov kanë pasur një telefonatë për situatën në Bjellorusi.

Siç njofton ambasada ruse, Lavrov ka porositur Ramën në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, që të mos imponojnë zgjidhje në Bellorusi por të lënë vet ata që të zgjidhin çështjet e brendshme.

Rusia ka kujtuar se nuk dëshiron një situatë të ngjashme me atë në Ukrainë para disa viteve kur kishte ndërmjetësuar OSBE.

Njoftimi i plotë i ambasadës së Rusisë në Shqipëri

Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas. /Insajderi.com