Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka demantuar pretendimet se Ndragheta, një mafi italiane është e involvuar në pastrimin e parave.
Zërat thonë se kjo mafi është e përfshirë në sektorin e ndërtimit., përcjell Insajderi.
Rama në TV Klan, tha se të gjitha vendet luftojnë me “paratë e pista”.
“Ku i shikoni këtu ju këto pallatet, gradaçelat, gjithë ato marrëzira që e kanë menduar Shqipërinë në fakt siç e përshkruani ju, siç e përshkruan opozita, vendin e mafias, vendin e drogës, vendin ku o burra të nisemi se bëhet pastrim parash. A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista. Dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera. Dhe ky është një problem që unë e kam dhe e diskutoj vazhdimisht me institucionet përkatëse”, tha ai.
Ai tha se ata që blenë apartament do të ju verifikohet llogaria.
“Blen një shtëpi një emigrant, apo çon 15 mijë Euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj për t’u verifikuar se ku i gjeti”, tha ai. /Insajderi.com