Rama flet për padinë ndaj Haradinajt: Turp për këdo që më shan dhe më mallkon

Rama flet për padinë ndaj Haradinajt: Turp për këdo që më shan dhe më mallkon

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas padisë që një ditë më parë në Gjykatën e Themelore të Prishtinës ngriti ndaj homologut kosovar, Ramush Haradinaj.

Teksa i përgjigjet një komentuesi se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar masakrën e Reçakut, Kryeministri Rama shpreh keqardhje për ata që e mallkojnë.

Tutje Rama thotë se do vazhdojë të bëjë gjithçka për Kosovën dhe nuk do të tërhiqet përballë shpifësve.

“Keqardhje dhe turp për ty dhe këdo tjetër si ti që prej Kosove më shan e më mallkon paturpërsisht për tradhëtira imagjinare e për poshtëri të sajuara ndaj meje nga politikanë e analistë pa din e pa iman”, ka shkruar Rama.