
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë mbërritur pasditen e sotme në Tiranë, për t’u takuar me kreun e qeverisë Edi Rama në kuadër të Samitit të tretë të Mini-Shengenit Ballkanik.
Ndryshe nga takimet me ndërkombëtarët, Rama kësaj herë ka zgjedhur që të heqë dorë nga atletet Adidas dhe pantallonat ekstravagante, të cilat shpesh herë janë përkufizuar si çitjane.Kësaj herë Rama duket se ka lënë në shtëpi edhe ‘pelerinën e tij’ të famshme, e cila merrte gjithë vëmendjen gjatë takimeve të Ramës me qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Rama ka zgjedhur që të veshë një kostum të zi, i shoqëruar me një palë këpucë. Ndërsa Zaev dhe Vuçiç të dy kanë veshur kostume blu, si të ishin koordinuar me njëri-tjetrin më parë.
Ndërkohë që Lëvizja VV në Tiranë paralel me takimin po organizon një tubim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.