Rama i gëzohet marrëveshjes historike Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe

Rama i gëzohet marrëveshjes historike Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin, për marrëveshjen historike të arritur nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Përmes një reagimi  në Twitter, Rama, ka thënë se është frymëzuese një marrëveshje e tillë dhe një shembull të tillë duhet ta ndjekë i gjithë rajoni.

Rama akterët e kësaj marrëveshje i ka quajtur, shtete të shkëlqyera mike të Shqipërisë.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që do të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të madhe, të madhe të të gjithë njerëzve të tyre”, ka shkruar Rama. /Insajderi.com/