Rama i kthehet Vuçiqit: Si mundet dikush të mohojë një krim lufte të mirëdokumentuar?

Rama i kthehet Vuçiqit: Si mundet dikush të mohojë një krim lufte të mirëdokumentuar?

Përmes rrjetit social Twitter, kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pak më parë sa i takon deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili u shpreh se Masakra e Reçakut është e fabrikuar.

“Miq atje! Ndaloni të vetëdeklaroheni për një luftë të ndyrë që e bëri një regjim i vjetër i përgjakshëm në Beograd! Lëvizni përpara! Lëreni pas të shkuarën dhe le të bëjmë atë që duhet: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model! @avucic Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar! Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që për aq kohë sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes!”, shkruan Rama duke etiketuar vetë Vuçiqin.