Rama i përgjigjet liderit të Iranit: Çdo sulm ndaj Shqipërisë është agresion ndaj NATO-n

Rama i përgjigjet liderit të Iranit: Çdo sulm ndaj Shqipërisë është agresion ndaj NATO-n

Nga takimi i OSBE-së në Vjenë, kryeministri Rama ka folur në lidhje me kërcënimet  e bëra ditën e djeshme nga Ali Khameini, i cili e etiketoi Shqipërinë si një ‘vend djallëzor’ ku qëndrojnë tradhëtarët e Iranit (Muxhahedinët).

Rama u shpreh se Shqipëria ka marrë një risk me muxhahedinët, porse nga ana tjetër çdo sulm në drejtim të vendit është një sulm mbi NATO-n.

“Kemi marrë një risk me muxhahedinët. Krenarë që luftojmë krah aleancës për një botë më të mirë. Çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n”, tha Rama.

Më tutje, kryeministri deklaroi se Presidenca e Shqipërisë në OSBE për vitin 2020 do ta drejtojë institucionin përmes respektit dhe në kapacitetet e saj maksimale.

“Ne dëshirojmë që të sigurojmë që do të ketë gjëra bazike, që të vijojnë që të jenë qëllimi ynë dhe baza e kësaj organizate. Është inkurajuese që të kuptosh që bashkëpunimi dhe iniciativat tona janë në drejtimin e duhur, do të bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja. Të japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve.

Do të kemi kuptueshmëri mes kësaj organizate. Do ta bëjmë këtë gjë me respekt, pasi kështu do të vijojmë që të bëjmë diferencën dhe të marrim vëmendje, dhe të bindim të tjerët, që nuk na shohim ashtu sikurse duhet. Dua t’u falenderoj të gjithëve, ishte një eksperiencë shumë e mirë që ndodhem këtu, që u dëgjova të gjithëve. Do të kem parasysh gjithçka që ju do të thoni dhe të diskutoni” tha ai.