Rama i reagon Vuçiqit për hartën e Kosovës më flamur serb: Është ‘hartë leshi’

Rama i reagon Vuçiqit për hartën e Kosovës më flamur serb: Është ‘hartë leshi’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq publikoi ditë me parë një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb, dhe lidhur më këtë nuk kanë munguar edhe reagimet nga pala shqiptare si në Prishtinë, ashtu dhe në Tiranë, njofton Insajderi.

Pas shume figurave politike me funksione shtetërore, një reagim të veçantë e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Teksa Rama ishte prezent në Kukës në procesin e vaksinimi të mjekëve nga Kosova me vaksinë anti-Covid, ai e ka shfrytëzuar rastin që të komentojë edhe hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë të publikuar nga Vuçiqi.

Ai hartën në fjalë e ka quajtur “hartë leshi”, e cila sipas tij nuk ka vlerë.

Në të kaluarën Rama kishte jo pak deklarime të tilla ku kritikonte Serbinë për qasjen ndaj Kosovës.

Për të kuptuar më shumë ndiqeni kronikën më poshtë./Insajderi.com