Rama i tronditur pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar në Kroaci

Rama i tronditur pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas aksidenti tragjik të një autobusi nga Kosova në Kroaci.

”Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga KosovaLutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave“, ka shkruar Rama në Twitter.

Mediat kroate kanë raportuar se dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Autobusi kishte 69 pasagjerë dhe po vinte nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas autoriteteve kroate, 15 persona janë në gjendje të rëndë e katër janë operuar.

Aksidenti tragjik ka ndodhur të dielën rreth orës 06:20. /Insajderi.com