
Pas lajmin se ka ndërruar jetë futbollisti i mirënjohur Johan Curyff, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kushtuar një status në Facebook atij, duke thënë se futbollisti holandez e ndryshoi futbollin.
“Muzika ndryshoi përgjithmonë falë Bitellsave nga Liverpuli dhe mitikut Xhon Lenon, futbolli ndryshoi përgjithmonë falë Bitellsave te Ajaksit te Amsterdamit dhe mitikut Johan Krujf”, ka shkruar Rama.
“Respekt për njeriun qe e beri futbollin të gëzueshëm si Rock&Roll-i”.
Cruyff ka vdekur sot në moshën 68 vjecare nga sëmundja e kancerit. Ai ka luajtur për Barcelonën e Ajaxin./Insajderi.com