Rama kalon pranë çadrës, protestuesit e ofendojnë rëndë [video]

Rama kalon pranë çadrës, protestuesit e ofendojnë rëndë [video]

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka kaluar pranë protestuesve ndërkohë që po dilte nga kryeministria.

Por protestuesit nuk janë përmbajtur dhe kanë filluar ta shajnë atë më fjalë banale.

Madje u dëgjuan edhe nga ata që nisën sharje në kor si ndodh rëndom nëpër stadiume të futbollit, raporton televizioni shqiptar Report TV.

Pas kësaj, Rama kaloi në pjesën prapa Kryesisë së Kuvendit, krejt i pashqetësuar.