
Ka ardhur reagimi i kryeministerit të Shqipërisë, Edi Rama, pas deklaratës së ministrit të mbrojtjes në Serbi, Aleksander Vulin, ku tha se “Vetëm bashkimi i serbëve mund të ndalë Shqipërinë e Madhe dhe sa më parë që institucionalizohet kjo, do të vijë paqja në Ballkan”.
Rama ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, që ta dënojë këtë deklaratë të ministrit të tij.
“Vuçiq, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim”, ka shkruar Rama në Twitter.
Vulin ka kërkuar po ashtu që të reagojë Bashkimi Evropian në lidhje me portin e Durrësit.që iu dha Kosovës.
Qeveria e Kosovës dhe ajo Serbisë kanë mbajtur takim më 2 tetor për të rritur bashkëpunimin në mes dy shteteve shqiptare. /Insajderi.com
.@avucic is this real or it is a meme making fun of drained brains and dirty mouths that kept all our region in darkness for centuries? I very much wish it is a meme, otherwise this would be a despeakable show of miserable thinking that you should condemn without any doubt! pic.twitter.com/cXrJtmeW6v
— Edi Rama (@ediramaal) October 3, 2020