Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington.
Rama e ka përmendur edhe “Minishengenin”, ku ka thënë se për të është “Shengen Rajonal”.
Në një postim në Facebook, kryeministri shqiptar, theksoi se “Nuk ka dyshuar në asnjë çast që do të vinte dita kur Kosova ta pranonte këtë projekt”, njofton Insajderi.
Ai ka kritikuar siç i ka quajtur ”nacionalistët provincialë” për siç ka thënë ai “defaktorizim ndërkombtar” të Kosovës.
“Ajo që në shqip u damkos me vite si tradhti kombëtare, në anglisht u kthye brenda një dite në arritje historike. Lexova pikën e marrëveshjes ku flitet për një infrastrukturë tokësore që do të nxjerrë Serbinë dhe Kosovën në një port të thellë në Adriatik”, ka thënë ndër tjerash kryeministri shqiptar.
Edi Rama i cili ka qenë i implikuar dhe akuzuar për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se “ndeshja për njohje përfundimtare vazhdon”.
“Ndeshja për njohjen përfundimtare vazhdon, urime edhe njëherë dhe paj Zotin, mendjen në vend herë tjetër”, përfundoi Rama. /Insajderi.com
SHËNIM PËR NJË KEQKUPTIM TË MADH Dje Kosova firmosi një marrëveshje të re me Serbinë. Bukur! Çdo komunikim, takim,…
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 5. September 2020