Rama komenton protestën e sotme

Rama komenton protestën e sotme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që u zhvillua të shtunën në Tiranë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Rama ka thënë se ishte një protestë e turpshme për opozitën dhe opozita do të marrë faturën më 30 qershor kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri.

“Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica është shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për PD-LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30 qershor”, shkroi Rama.