Kush po tallet me popullin?

Rama: Konspiracioni për ndarjen e Kosovës – tallja më e madhe që po i bëhet popullit

Rama: Konspiracioni për ndarjen e Kosovës – tallja më e madhe që po i bëhet popullit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se tregimi për ndarjen e Kosovës që është thënë nga disa politikanë në Kosovë, është tallja më e madhe që i është bërë popullit të Kosovës, njofton Insajderi.

Rama, në konferencë për media bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, që po qëndron në vizitë zyrtare në Tiranë, deklaroi se ky narracion është një e pavërtetë e madhe.

“Nëse një grup njerëzish në krye me Hashim Thaçin, të ishin të angazhuar për ta ndarë Kosovën, ku do ta çonin këta Kosovën e ndarë? Do ta fshinin në pyll? Apo do ta fusnin në bagazh të makinës siç ndodhi lajmi me Behgjet Pacolli? Si u bëka kjo?”, ka thënë Rama, duke e konsideruar këtë aludim si konspiracion.

“Një marrëveshje e tillë do të duhej ta çonin në Kuvend, do të duhej ta çonin në referendum, pra si do ta bënin këtë?”, ka pyetur Rama./Insajderi.com