
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “Bashkimi Evropian e ka marrë peng Kosovën”.
Këto komente i bëri gjatë një konference për media, para ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth.
“Bashkimi Evropian e ka marrë peng Kosovën. Peng është Kosova, e një loje shahu, ku një nga figurat e lojës, ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng”, tha Rama.
Kryeministri i Shqipërisë foli edhe për të arriturat e Shqipërisë në procesin integrues.
Ndërsa, ministri gjerman, deklaroi se “Shqipëria ka nisur kushtet për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian”.
“Ju e dini se ka pasur kushte për Shqipërinë dhe ne mund të themi… dhe ky është pozicioni i qeverisë sime, që Shqipëria ka shënuar arritje. Ndaj edhe ne po punojmë që më datën 22 qershor Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur”, tha ai. /Insajderi.com