Rama “kuqezi” në Athinë

Rama “kuqezi” në Athinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Athinë, ku do të takohet me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, njofton Insajderi.

Në fotografinë e publikuar nga vetë Rama, gjersa zbriste nga avioni në Aeroportin e Athinës, bien në sy ngjyrat kuq e zi. Ai është përkujdesur që t’i shfaqë ngjyrat e flamurit kombëtar në pallton e tij.

Ndërkohë, sipër fotografisë të publikuar në Instagram, Rama ka shkruar:

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitsotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë🇦🇱”./Insajderi.com