Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se iniciativa “Ballkani i Hapur” nuk është lojë e Serisë, dhe as konspiracon rus apo kinez për të ringjallur Jugosllavinë.
Sipas tij, nuk është asesi devijim nga rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo nga kornizat e procesit të Berlinit.
Këto deklarata i ka bërë gjatë një fjalimi të mbajtur të enjten në Kuvend, ku do të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar.
Një replikë e drejtpërdrejtë kjo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili më 1 gusht deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët për vendet e rajonit.
Rama ka shtuar se politika kundër “Ballkanit të Hapur” e jo vetëm në Kosovë “është e nxitur nga Tirana”.
“Politikë që luan luftash me Serbinë, në Prishtinë e Tiranë. Kosova e nxitur dhe nga Tirana për politika që nuk kanë të bëjnë fare me kombin, por vetëm me luftën elektorale të humbasë në paqe si një rulet kazinoje politike të gjitha kreditet ndërkombëtare që janë fituar me dhimbje”.
“Për Kosovën ne mund të flasim se u takon atyre të Kosovës të marrin vendime. Ama e njëjta gjë vlen dhe anasjelltas. Për Shqipërinë vendosin autoritetet e Shqipërisë edhe ata duhet të respektojnë vendimet tona. Nëse nuk na pëlqejnë vendimet e njëri tjetrit ti diskutojmë vëllazërisht me mendje të hapur por kurrësesi ti shpallim si rusokinez e nostaligjiko sllav ata që mendojnë ndryshe..”.
“Serbia po çe puna për Ballkanin e mbyllur, tregun e Kosovës e ka marrë të gjithin. Shqipërisë nuk mund ti jepen leksione dhe vendimet sovrane të Shqipërisë nuk mund të negociohen askund. Koha do tregojë se kush ka të drejtë”./Insajderi.com