
Kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramës – i ka penguar ironizimi që Arben Vitia ka bërë në raport me të.
Arben Vitia përmes një spoti zgjedhor ishte ironizuar me “idetë e Ramës”, mbi rrënimin e disa objekteve në qendër të kryeqytetit.
Mbi këtë, Rama thotë se nuk e ka pritur “një satirë të tillë” nga Arben Vitia.
“Në këtë kohë kur ne flasim për probleme serioze të kryeqytetit, për probleme që kanë impakt të drejtpërdrejt në jetën e qytetarit të Prishtinës, kjo garë duhet të merret me seriozitetin më të lartë”, u shpreh Rama në RTV21.

Përparim Rama, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës
Më 14 nëntor, në balotazh – Arben Vitia dhe Përparim Rama sprovohen në zgjedhje lokale.
Lëvizja Vetëvendosje e LDK synojnë që ta drejtojnë kryeqytetin për katër vitet e ardhshme.
Dallimi mes Vitisë dhe Ramës është me mbi 11 mijë vota më shumë për kandidatin e VV-së.
Ndërsa, një përqindje të lartë votash e ka marrë Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.
Për këtë, Arben Vitia, ka thënë se “do të realizojë disa nga projektet e planit të tij”. /Insajderi.com