Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar rritjen e sasive të vaksinave në këtë vend, transmeton Insajderi.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Rama thotë se është optimist për rritjen e numrit të vaksinimeve.
“140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre”, ka shkruar ai.
“Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve”, ka shkruar Rama. /Insajderi.com