Rama merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Rama merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës anti-COVID’19, njofton Insajderi.

Pas marrjes së vaksinës së dytë, Rama është shprehur se pjesa tjetët e vaksinave nga “Pfizer” do të arrijë në vend gjatë këtij muaji.

Ai tutje thekson se e rëndësishmja gjithë në këtë është se ka filluar zbatimi i kontratës me kompaninë “Pfizer”.

“Me sa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin. Ajo që është e rëndësishme është që kemi hyr në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën, natyrisht që nëse shohim numrat ngushtë dhe nëse nuk shohim gjithë panoramën dhe gjithë planin atëherë patjetër që duken shuam pak por në fakt e para mos të harrohet që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimin e kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët. Mos të harrojmë që situata e përgjithshme e vaksinimit dhe furnizimit me vaksina antiCOVID në gjithë Evropën është tjet kaotike”, është shprehur Rama pas vaksinimit. /Insajderi.com