
Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të martën do të marrë detyrën si kryetar i Komunës së Prishtinës, përcjell Insajderi.com.
Mbledhja inauguruese në të cilën pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe i Ramës do të nisë nga ora 10:00.
Ndryshe, Rama doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 14 nëntor, ku mori 51.07 për qind të votave, kurse Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendose mori 48.93 për qind./Insajderi.com