Rama merr sot detyrën e kryetarit të Prishtinës

Rama merr sot detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të martën do të marrë detyrën si kryetar i Komunës së Prishtinës, përcjell Insajderi.com.

Mbledhja inauguruese në të cilën pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe i Ramës do të nisë nga ora 10:00.

Ndërkaq, pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese, do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti te Përparim Rama.

Ndryshe, Rama doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 14 nëntor, ku mori 51.07 për qind të votave, kurse Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendose mori 48.93 për qind./Insajderi.com