Rama: Mustafa është tinëzak – Është pro shengenit ballkanik

Rama: Mustafa është tinëzak – Është pro shengenit ballkanik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është një lider tinëzak, dhe se ai e ka ditur për shengenin ballkanik që një kohë të gjatë.

“Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë. Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakorduar me mua e të e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për shengenin rajonal po nuk i thotë të gjitha”, ka deklaruar Rama në t7.

Rama ka shtuar se për anën ekonomike janë dakorduar më parë

“Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikim e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës”, ka shtuar tutje.