Rama ndan një pjesë të vaksinave për Kosovën: Jemi të detyruar t’ia qajmë hallin

Rama ndan një pjesë të vaksinave për Kosovën: Jemi të detyruar t’ia qajmë hallin

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se një pjesë të vaksinave anti-COVID të siguruara do të shkojnë për Kosovën, njofton Insajderi.

Ai deklaroi se Kosova është lidhur me kompaninë e COVAX, por përsëri Shqipëria do të jetë në krah të saj, sado në numër të paktë.

“Nuk jemi të fortë, nuk i kemi të gjitha dozat por edhe po t’i kishim nuk mund t’i bëjmë për një ditë. Këto që kemi një pjesë sado të vogël do t’ia çojmë Kosovës . Nuk jemi në kushtet që mund ta harrojmë se në radhë të parë jemi njerëz dhe në radhë të parë është solidariteti. Në këtë situatë kemi bërë më të mirën”, ka thënë ai, raporton TCh.

“Kosova është me COVAX por nuk dihet se kur do të fillojë, por jemi të detyruar t’ia qajmë hallin. Për sa i përket çdoganimit, procesi ka filluar ditën e premte dhe sot në orën 9 është kryer për shkak të gjitha hapave që duheshin ndjekur sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet. Unë dua ta falënderoj atë vend por ka kërkuar konfidencialitet”, shton tutje Rama. /Insajderi.com