Rama ndërmjetësues mes Turqisë e Greqisë, fton ministrat e dy shteteve në Tiranë

Rama ndërmjetësues mes Turqisë e Greqisë, fton ministrat e dy shteteve në Tiranë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta takonte atë me ministrin e Jashtëm grek, Niko Dendias në Tiranë, njofton Insajderi.

Pas kësaj ftese të bërë nga Rama, kryediplomati turk thotë se takimi i tij me homologun grek nuk u realizua meqë Dendias ka hyrë në karantinë gjatë kësaj periudhe.

Madje, ai shpreson se me këtë ftesë, Greqia nuk do ta refuzojë mundësinë për bisedime të cilat do të duhej të fillonin sa më shpejt që është e mundur.

“Shpresoj se Greqia nuk do ta refuzojë këtë mundësi, këtë ftesë dhe bisedimet do të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar ai. /Insajderi.com