Në nder të përvjetorit të 111-të të lindjes së Nënës Terezë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë fotografi të saj, njofton shqip.com.
Ai uron që kjo ditë të jetë “e paqtë” sikurse vetë Shën Tereza.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë foto të Nënë Terezës së shenjtë në ditën e lindjes së saj, ju uroj një ditë të paqtë si vetë ajo”, ka shkruar Rama krah kësaj fotografie.
Më 26 gusht të vitit 1910, ka lindur në Shkup, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Qysh e re, në moshën 18-vjeçare, nisi jetën e saj përkushtuar Zotit, të varfërve dhe të munduarve.
Fillimisht ishte shpërngulur në Irlandë e më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj, raporton KP.
Në këtë mision të saj shumëvjeçar, në vitin 1979 ju dha çmimi Nobel për Paqe. Ajo vdiq më 5 shtator të vitit 1997, ndërsa në vitin 2016 është shpallur shenjtore. /Insajderi.com